Lajme

Hapen portat e Shkopetit, prurjet dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat

Portat e HEC-it në Shkopet janë hapur sërish, pasi prurjet në lumin Mat janë shtuar. Portat janë hapur natën e kaluar dhe për shkak të prurjeve të mëdha janë dëmtuar dy këmbët e urës së Zogut pranë Milotit.

Njëra strukturë e urës ka rënë afër dy metër, ndërsa këmbët e saj ishin të dëmtuara edhe nga prurjet e mëdha vitin e kaluar.

Lexo më shumë  Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Kompania Kurum hapi portat për të shkarkuar prurjet edhe pak ditë më parë, pa njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe pa dijeninë e autoriteteve përkatëse.

Ura e Zogut është braktisur dhe e lënë në harresë prej disa dekadash. Ajo është shpallur “Një nga 7 monumentet në rrezik” nga Europa Nostra, 2022.
Aktualisht ende kërcënohet nga neglizhenca dhe ndikimi shkatërrues i shirave të dendur gjatë ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Suedisë, flasin për hapat e formimi të institucioneve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *