Bota

Hapen dhjetë korridore humanitare për evakuimin e civilëve në Ukrainë

Dhjetë korridore në rajonet e Kievit, Luhansk dhe Donetsk janë hapur të shtunën për evakuimin e civilëve nga vendbanimet më të prekura për shkak të pushtimit rus, sipas një deklarate të zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, shkruan CNN

Në juglindje, është planifikuar largimi me transport privat për njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, por për shkak të bllokimit të autobusëve nga forcat ruse në pikat e kontrollit, nuk do të mund të bëhet evakuimi i banorëve të Mariupolit të shtunën, sipas Vereshchuk.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych , në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas. Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në qytetin e Slavutych dhe morën në kontroll spitalin e qytetit”.

Ndërsa në Kherson vazhdojnë protestat kundër pushtimt rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *