KryesoreLajme

Hapen 13 zyra të reja postare në katër komunat veriore, tre të tjera janë në proces

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se në katër komunat veriore janë hapur 13 zyra të reja postare, ndërsa 3 të tjera janë në proces.

Rizvanolli këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, duke thënë po ashtu se për herë të parë, qytetarët e çdo pjese të Republikës së Kosovës po marrin shërbime postare nga institucioni shtetëror i vetëm dhe ligjor, i licencuar e i rregulluar – Posta e Kosovës.

Lexo më shumë  Eskalon gjuha e urrejtjes e Ramës, krahason të rinjtë protestues me nazistët dhe “Agimin e Artë”

“Në katër komunat veriore janë hapur 13 zyra të reja postare, ndërsa 3 të tjera janë në proces. Për herë të parë, qytetarët e çdo pjese të Republikës së Kosovës po marrin shërbime postare nga institucioni shtetëror i vetëm dhe ligjor, i licencuar e i rregulluar – Posta e Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli duke publikuar dhe fotografi të komunave veriore.

Lexo më shumë  Në veri të Mitrovicës vendosen tabelat me emrat e rinj të rrugëve
YouTube player