Bota

Hamasi thotë se ka liruar dy pengje amerikane

Dy pengje amerikanë të mbajtur nga Hamasi u liruan “për arsye humanitare” sot, të premten, 20 tetor, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës, Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Ubaydah.

Ai tha se kjo ishte në përgjigje të përpjekjeve ndërmjetësuese të Katarit dhe për t’i “demonstruar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e Biden dhe qeverisë së tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.

Lexo më shumë  Ukraina i kërkon ShBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Sipas njoftimit bëhet fjalë për një amerikane dhe vajzën e saj. Lajmi është raportuar nga Reuters e APF.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sulmet e fundit ukrainase ia reduktuan Rusisë për 30 % prodhimin e naftës