Bota

Hamasi hedh raketa në Tel Aviv, ka të lënduar

Dy gra në Tel Aviv janë lënduar nga predha pasi Hamasi ka lëshuar një breshëri raketash në Tel Aviv.

“Rreth orës 2 u lëshua sirena në Tel Aviv. Dy vende u goditën nga raketat”, e ka cituar Reutersi një mjek. “Një grua u godit në veturën e saj”.

Hamasi ka thënë se sulmet e fundit janë përgjigje për vdekjet në rritje të civilëve në Gaza.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Ushtria izraelite ka thënë se rreth 9,500 raketa e dronë janë hedhur në Izrael nga Gaza dhe fronte të tjera që nga 7 tetori. Rreth 12% e raketave të hedhura nga brenda Gazës kanë rënë brenda territorit palestinez, ka thënë ushtria.

Ndërkohë, ekipi i kombëtares izraelite po ashtu është evakuuar derisa po udhëtonte drejt aeroportit për të ardhur në Kosovë për ndeshjen e së dielës.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij
YouTube player