KryesoreLajme

Halil Snopçe akuzon: BDI, LSDM dhe VMRO u bashkuan kundër Gjuhës Shqipe në ushtrinë e MV-së

“BDI-ja voton kundër ligjit për gjuhën Shqipe në Ushtri duke u rreshtuar në një vijë me VMRO-në dhe LSDM-në

Në Komisionin për mbrojtje për siguri të Maqedonisë së Veriut, deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe kërkoi që të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në ushtri, me arsyetimin që në këto ndryshime nuk është përfshirë edhe neni 5 që thotë se gjuha zyrtare është gjuha maqedone dhe shkrimi i saj qirilik.

Deputeti Snopçe kërkoi që Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut është e obliguar të zbatojë ligjet dhe kushtetutën që garanton përdorimin edhe të Gjuhës Shqipe, respektivisht, gjuhën që e flasin 20% të popullsisë dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ky propozim i deputetit Snopçe hasi në veshë të shurdhër nga gjithë të tjerëtt. Njëzëri u refuzua propozimi për inkorporimin e Gjuhës Shqipe në ushtri.

Hipokrizia rezulton të jetë edhe më e madhe, sepse dy deputetët e BDI-së ne Komisionin për Mbrojtje dhe siguri nuk e përkrahën propozimin e deputetit Halil Snopçe.

Fatkeqësisht, BDI-ja u reshtua përsëri me LSDM-në dhe me VMRO-në së bashku në qëndrimin që të mos pranohet vendosja e Gjuhës Shqipe që është obligim kushtetues, obligim ligjor, obligim sipas vendimeve të vet qeverisë me numër 120, 122 dhe 123 të vitit 2019 dhe vërejtjeve të inspektoratit për zbatimin e përdorimit të ligjeve të datës 03.03.2022.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Pra, qeveria nuk i zbaton as vendimet e saj në lidhje me përdorimin e gjuhëve.

Zv. Ministri i Mbrojtje e ka sponzorizuar faqen e vet ku reklamon sjelljen e këtij ligji, e nga ana tjetër nuk e mer në konsideratë Gjuhën Shqipe. Parashtrohet pyetja në shërbim të kujt është ky zv. Ministër?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *