Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda kaq ditëve
Grupi kriminal i njohur si LockBit ka deklaruar se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane duke kërcënuar t’i bëjë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar.
Të dhënat thuhet se janë vjedhur nga Agjencia Italiane e të Ardhurave, dhe përfshijnë informacione financiare, raporte, kontrata, dokumente etj. të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Sipas mediave vendase, nëse ky sulm konfirmohet, ai pritet të jetë një nga incidentet më të rënda që prek agjencitë shtetërore italiane. Agjencia Kombëtare e të Ardhurave implementon Kodin Financiar Italian dhe mbledh informacione mbi taksat dhe të ardhurat e qytetarëve italianë.
Lockbit është një grup kriminal famëkeq i cili ka operuar që prej vitit 2019 dhe ka përdorur shpesh taktika të ngjashme ku kërcënon organizata të ndryshme në këmbim të një shpërblimi në Bitcoin ose kriptovaluta të tjera.
Një taktikë e re zhvatëse e këtij grupi është blerja e të dhënave sensitive të viktimave nga palë të treta.
Kjo do të thotë që dikush mund të blejë të dhëna të taksapaguesve italianë dhe më pas t’i përdori ato në një gamë të gjerë mashtrimesh financiare.
Në muajin maj, Italia u sulmua nga një grup hakerash pro-rusë të njohur si Killnet, të cilët shënjestruan mijëra website qeveritarë në një sulm kiberentik të koordinuar.
Duke përdorur sulme DdoS, hakerat rusë shënjestruan ministrinë e jashtme, ministrinë e arsimit, të kulturës dhe atë të mbrojtës duke i bllokuar serverat e tyre dhe krijuar vonesa disa ditore.
Në 5 ditët e ardhshme do të shihet nëse qeveria italiane do të ketë mundur sulmin, në të kundërt LockBit do të publikojë të dhënat e mijëra qytetarëve italianë.
Rruga Press