Bota

Hakerat bllokojnë transmetimin, pezullohet fjalimi i Putinit

Një fjalim i presidentit rus, Vladimir Putin, është vonuar si pasojë e një sulmi kibernetik, ka njoftuar të premten Kremlini, raportoi BBC.

Udhëheqësi rus duhej të fliste në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Megjithatë, ngjarja është goditur nga një sulm kibernetik, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Sulmet kibernetike (DDoS) ndodhin kur faqet e internetit përmbyten me shumë trafik në përpjekje për t’i bërë ato të padisponueshme.

Hakerët përdorin një “rrjet zombie” ose botnet – një koleksion kompjuterësh të komprometuar për të goditur faqet e internetit ose serverët me më shumë të dhëna sesa mund të përballojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *