Hakerat publikojnë fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit
Hakerat kanë publikuar të dhënat e kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e radhës në faqen “Homeland Justice” janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë.
Nga viti 2020 e këtej, udhëtimet e Ramës kanë qenë vetëm me avion personal, charter, duke mos preferuar shërbimin që ofrojnë kompanitë e tjera.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Rruga Press