Lajme

Hakerat iranianë vazhdojnë publikimet, nxjerrin certifikatat e sigurisë së punonjësve të SHISH

Publikohen të tjera të dhëna personale të shtetasve shqiptarë. Këtë herë në rrjetën e hakerave iranianë kanë rënë informacione në lidhje me të dhënat e punonjësve të SHISH.  Një prej tyre rezulton i dënuar.

Mes këtyre informacioneve janë certifikatat e sigurisë dhe dëshmitë e tyre të penalitetit.

Homeland Justice i kanë publikuar të dhënat në rrjetin Telegram ku jenë nxjerr 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *