Lajme

Hajdari për masat antidamping: Kanë të bëjnë me barazi e reciprocitet

Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Qeveria ka vendosur e do të vazhdojë të vendosë masa për mbrojtje nga importi.

Hajdari në një konferencë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka folur për masat anti-dumping, që kanë të bëjnë me taksën për produktet e huaja.

“Do të vendosim reciprocitet, do të vendosim e jemi duke i vendosur. Ligji për masat antidamping, për mbrojtje nga importet, të gjitha këto kanë të bëjnë me barazi e reciprocitet. Unë kam filluar me planin sa i përket parimeve të Organizatës së Tregtisë. Masat e komformitetit jemi duke i zbatuar. Ju njoftoj se çka është zbatuar nga ministria për mbrojtjen e tregut. Kemi marrë vendimet për masat antidamping për t’i mbrojtur sektorët që janë të rrezikuar nga importi dhe presim se si do të na udhëzojnë analizat që jemi duke i bërë. Ne jemi akuzuar nga ministrja e Ekonomisë së Serbisë për diskriminim, por jemi duke punuar për barazi”, tha Hajdari.

Lexo më shumë  NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

Hajdari ka folur edhe për programin “Single market”. Ajo ka thënë se informacionet për programet rajonale nuk kanë ardhë me kohë dhe nuk i kanë gjetur në ministri kur e kanë marrë drejtimin e saj.

“Kosova e ka kryer obligimin e vet kur e kemi dorëzu aplikimin, tani pritet që negocimi të përfundojë, meqë është program i përbashkët me BE-në. Anëtari i bordit të Malit të Zi më ka njoftuar se Kosova mungon dhe ne nuk kemi pas informacione për këtë. Ky program është me pjesëmarrje të 250 bizneseve së shpejti do të emërojmë përfaqësuesit e Kosovës”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Lirohen katër policët e mbajtur peng në Serbi, Jankoviq ende jo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *