KryesoreLajme

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Ministri i deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, ka vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë mes Francës dhe Kosovës, duke thënë se ato datojnë që nga periudha e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Haddad tha se Franca ka mbështetur Kosovën në momente të rëndësishme, përfshirë procesin e pakos së Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it.

Lexo më shumë  Një lajm qesharak që dëshmon makinerinë gjigande që Veliaj ka vënë në punë për lirimin e tij

“Ne kemi suportuar pakon e Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it. Jam i lumtur që kemi punuar për këtë marrëdhënie bilaterale dhe që sot jam këtu në këtë vizitë”, u shpreh Haddad.

Ai tha se gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë rol, ka parë praninë e kompanive franceze në vend, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lexo më shumë  “Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte”/ Ditmir Bushati: Serbia nuk pranon përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90

“Prezenca ime sot është dëshmi e miqësisë sonë me Kosovën. Do të mundohemi që së bashku të krijojmë një vend më të sigurt”, tha ministri francez.

YouTube player