Sport

Haaland do t’i kushtojë klubit të ri 300 milionë euro…

Erling Haaland, mund t’i kushtojë klubit të interesuar për blerjen e tij nga Borussia e Dortmundit 250 deri në 300 milionë euro, duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet, për kartonin, pagën apo shpërblime të tjera.

Kështu shprehet menaxheri i futbollistëve (mes shumë të tjerësh edhe i Toni Kroosit), Volker Struth, i cili e nxori këtë shifër astronomike gjatë një prononcimi për “Sport Bild”, ku u shpreh i bindur se transferimi “bomberit” norvegjez në një klub të ri do të ndodhë në vitin 2022.

Haaland ka një klauzolë lirimi. E gjithë paketa, ku përfshihet gjithashtu paga pesëvjeçare dhe komisioni për menaxherin do të shkojë 250 deri në 300 milionë euro”, – tha ai.

Haaland është i preferuari i Realit të Madridit, por edhe i Bayernit të Munich, i cili flitet të ketë ofruar 50 milionë euro pagë për të.

“Edhe nëse Bayerni do të kishte para, ata nuk do ta bënin. Do të bëhej skandal i madh, nëse një lojtar në Gjermani do të fitonte 50 milionë”, – deklaroi Volker Struth, i cili beson se Haaland nuk do të vendosë të ardhmen e tij “bazuar te paratë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *