Gurvenatori ushtarak: Pjesët në rajonin e Kharkivit janë nën bombardim të vazhdueshëm
Rajoni i Kharkiv-it në Ukrainën verilindore është goditur nga bombardime të forta në 24 orët e fundit, tha në një deklaratë të enjten guvernatori ushtarak i rajonit.
Bombardimet intensive kanë penguar hapjen e korridoreve të evakuimit në rajon, tha Oleh Synyehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, në një deklaratë në Telegram.
Gjatë ditës së kaluar, trupat ruse kanë goditur 47 herë me artileri, mortaja, tanke dhe sulme në zonat e Piatihatky, Oleksiyivka dhe zonën e banimit të distriktit të uzinës së traktorëve në Kharkiv”, tha Synyehubov.
“U regjistruan rreth 380 bombadrime nga Grad dhe Smerch [artileri raketore]. Në Saltivka, armiku dëmtoi tubacionin e gazit, pati një zjarr të madh dhe shpëtimtarët kanë punuar për ta lokalizuar atë,” shtoi ai.
Synyehubov tha se forcat ruse kishin shkaktuar gjithashtu zjarr të rëndë në Derhachi, në veriperëndim të qytetit të Kharkiv, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë dhe duke shkatërruar një ndërtesë të këshillit të qytetit.
“Pika më e ashpër [në rajonin e Kharkiv] mbetet Iziumi, ku luftimet dhe bombardimet e vazhdueshme vazhdojnë,” tha ai. “Ne po punojmë çdo ditë për të hapur korridoret ‘të gjelbra’ [evakuimit]. Por deri më tani Rusia nuk na jep një mundësi të tillë.”
Rruga Press