KryesoreLajme

Gur themeli i autostradës Shkup–Bllacë, Qehaja: Do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, po bëhet pas një pune të gjatë avokimi.

Në një deklarim, Qehaja u shpreh se kjo autostradë do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin 8.

“Një ndër caqet kryesore të bashkëpunimit tonë, ai i ndërlidhjes dhe mobilitetit, sot po përurohet. Më konkretisht, pas shumë viteve angazhime, avokime dhe lobime edhe nga ana jonë, sot po e përurojmë fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë. Autostrada do të lidhet me fundin e autostradës “Arbën Xhaferi” dhe do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë…” tha Qehaja.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

Tutje, ai tha se ky është një segment shumë i rëndësishëm i autostradës dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar