Bota

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas janë diplomuar nga trajnimi amerikan për F-16, ka njoftuar një zyrtar i Gardës Kombëtare të Arizonës, SHBA.

“Shumë pilotë ukrainas janë diplomuar nga kursi i trajnimit F-16 në krahun 162 të Gardës Kombëtare Ajrore në Tuscon, Arizona”, tha zëdhënësi i Gardës Kombëtare të Arizonës, Erin Hannigan.

Krahu 162 është njësia e trajnimit të Forcave Ajrore të SHBA-së për pilotët e huaj.

Hannigan nuk pranoi të tregonte se sa pilotë u diplomuan ose kur, duke e përmendur sigurinë operacionale.

Por, bëhet e ditur se disa pilotë ende janë duke u trajnuar në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Siç raportohet, Garda Kombëtare planifikon të trajnojë gjithsej 12 pilotë ukrainas për F-16 deri në fund të vitit 2024.

“Ne po mendojmë për trajnim më afatgjatë, kështu që disa nga kërkesat janë zhvendosur”, tha kreu i Gardës Kombëtare Ajrore, gjenerali Michael A. Loh, duke theksuar se trajnimi mund të zgjasë më shumë sesa është planifikuar.

E nevojën e Ukrainës për trajnimin e pilotëve dhe për furnizim me F-16 e ka bërë të ditur edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

“Ne kemi nevojë për të paktën 120, 130, aeroplanë për të rezistuar në qiell”, tha Zelensky duke iu referuar F-16.

Ndryshe, vitin e kaluar, SHBA-ja dhe vendet e Evropës Perëndimore zhvilluan programe për trajnimin e pilotëve.

Këto programe po koordinohen nga një koalicion i aftësive të forcave ajrore të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës që drejtohet nga Danimarka, Holanda dhe SHBA-ja.

Norvegjia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika janë zotuar t’i ofrojnë Ukrainës F-16, lëvizje kjo që kërkon miratimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Rruga Press

YouTube player