Bota

Grupi “Houthi” lëshon raketa në një anije amerikane! “Paralizohet” transporti global në Detin e Kuq

Pas një prononcimi të Presidentit Joe Biden i cili u shpreh se sulmet ndaj “Houthi” do të vazhdonin, janë lëshuar dy raketa në një anije cisternë në pronësi të SHBA-ve.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes, disa orë pas prononcimit të Bidenit, lajmin e bëri të ditur ushtria amerikane.

Ky është sulmi i fundit nga seria e sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani në Detin e Kuq, të cilat kanë ndërprerë transportin global dhe kanë shkaktuar frikë nga bllokimet e furnizimit.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Huthit mbrëmë morën përgjegjësinë për sulmin e anijes amerikane për të cilën thanë se rezultoi në “goditje të drejtpërdrejta”.

“Forcat e armatosura të Jemenit konfirmojnë se një hakmarrje ndaj sulmeve amerikane dhe britanike është e pashmangshme dhe se çdo agresion i ri nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet në deklaratë.

YouTube player