Bota

Grupet e armatosura marrin nën kontroll aeroportin “Culiacan” – kundërshtojnë ekstradimin e Ovidio Guzmanit në SHBA

Autoritetet meksikane kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme Ovidio Guzman Lopez, djalin e Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Kjo ka bërë që të reagojë dhunshëm karteli i drogës, Sinaloa, e cila ka vrarë disa persona dhe po vazhdon të shkaktojë trazira në shtetin meksikan.

Së fundi, grupet e armatosura kanë pushtuar aeroportin ndërkombëtar “Culiacan” për të shmangur transferimin e të arrestuarve drejt vendeve të tjera.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso) numër 1, e njohur më mirë si “El Altiplano”.

Ndryshe, Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez.

Ai njihet gjithashtu si El Raton, (brejtësi) është 30 vjeç dhe identifikohet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *