Bota

Gruaja nga Zelanda e Re krijon veturën e saj elektrike

Një grua nga Zelanda e Re ka shndërruar një veturë të vjetër 29-vjeçare në një automjet elektrik të bërë vetë, me energji diellore, “për të treguar se mund të bëhet një gjë e tillë”.

Rosemary Penwarden, 63 vjeç, ka tre vjet që drejton automjetin e saj të konvertuar nëpër rrugët e vendit. Për projektin iu desh asaj dhe një shoku të saj më shumë se tetë muaj punë, shkroi The Guardin të premten.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

“Duhet të jesh pak i çmendur”, tha ajo. “Dua të falënderoj kompanitë e naftës për motivimin”.

Në total projekti, duke përfshirë punën, i kushtoi Penwardenit 24,000 dollarë. Vetura është e sigurt. Pas disa vitesh në rrugë, projekti i saj së fundmi ra në vëmendjen e gazetarëve vendas.

Ndihmësi i saj, Hagen Bruggemann, tani ka konvertuar rreth tetë vetura në motorë elektrikë.

Penwarden ka thënë se koha dhe paratë që ka dedikuar ajo për veturën e konvertuar, nuk është e mundshme për të gjithë.

Lexo më shumë  Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

“Jam në një vend shumë të privilegjuar”, tha ajo.

Ajo e mbush veturën në shtëpi, e cila funksionon tërësisht me energji diellore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *