Uncategorized

Gruaja nga Australia kapi ‘jackpotin’ me biletën që e bleu në minutat e fundit

Një australiane fitoi ‘jackpot’ të lotarisë në vlerë prej 500 mijë eurosh, me biletën që e bleu vetëm dy minuta para fillimit të shortit.

Seven Hills nga Australia tha se është lojtare e rregullt, mirëpo për këtë raund të lotarisë e kuptoi në minutat fundit.

“E mora këtë biletë vetëm dy minuta para mbylljes së shortit. Kontrollova biletënh time pas hedhjes së shortit. Hyra në internet dhe e pashë, ishte moment i jashtëzakonshëm”, deklaroi Hills për mediat ndërkombëtare.

“Ky çmim do të më lejojë të pensionohem më herët”, ka deklaruar ndër të tjera ajo, derisa theksoi se synon të bëjë një jetë të qetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *