BallinaKuriozitete

Gruaja më e moshuar në botë mbush 118 vjet

Kane Tanaka, është gruaja më e moshuar e gjallë në botë. Ajo më 2 janar të këtij viti ka mbushur 118 vjet.

Japonezja është e njohur edhe nga Libri i Rekordeve të Guinessit si gruaja më e vjetër në botë.

118-vjeçarja ka lindur më 2 janar 1903 ndërsa ditëlindjen e festoi në një shtëpi kujdesi në Fukuoka të Japonisë Perëndimore ku ajo jeton.

Me duartrokitje dhe buzëqeshje, Tanaka thotë se planifikon të jetojë deri në moshën 120-vjeçare.

“Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ushqehet tre herë në ditë dhe ushtron ndërsa për shkak të COVID-19, nuk i lejohet të takohet me asnjë të afërm”, ka thënë nga shtëpia e kujdesit.

Rruga Press

YouTube player