Bota

Gruaja e opozitarit të burgosur rus: Jetët e opozitarëve janë në rrezik

Evgenia Kara-Murza, gruaja e disidentit të burgosur Vladimir Kara-Murza, ka thënë të hënën se jetët e shumë të burgosurve politikë në Rusi, duke përfshirë edhe atë të burrit të saj, janë në rrezik pas vdekjes së Alexei Navalnyt muajin e kaluar.

Kara-Murza, i cili ka kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ka kërkuar sanksione kundër Moskës, është dënuar me 25 vjet burgim prillin e kaluar për tradhti dhe akuza të tjera që ai i ka mohuar.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ka qenë dënimi më i rëndë që iu ka dhënë një politikani të opozitës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Unë e kuptoj se jetët e shumë njerëzve që janë në burg sot për shkak të kundërshtimit të regjimit, janë në rrezik”, ka thënë Evgenia Kara-Murza, drejtoreshë për avokim në organizatën e shoqërisë civile “Fondacioni Rusia e Lirë”. “Jo vetëm jeta e burrit tim, i cili është prej vitesh kundërshtar i regjimit, por gjithashtu edhe jetët e kundërshtarëve të fortë dhe të zëshëm të Vladimir Putinit”, është shprehur ajo.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Evgenia Kara-Murza ka thënë se aktivistët e tjerë, duke përfshirë Alexandra Skochilenko, e burgosur pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë duke zëvendësuar çmimet e supermarketeve me thirrje për ndalim të konfliktit dhe Alexei Gorinov, gjithashtu i burgosur për shkak të kritikave kundër pushtimit, janë në rrezik.

Rruga Press

YouTube player