Lajme

Gruaja e një serbi nga Kosova i bën thirrje Petkoviqit që të mos gënjejë: Askush nuk e ka ndjekur burrin tim për ta arrestuar

Gruaja e njërit prej serbëve të Kosovës, Jelena Zhivkoviq, ka mohuar deklaratat e Petar Petkoviqit se policia e Kosovës ka “ndjekur për të arrestuar” burrin e saj dhe dy serbë të tjerë në pjesën veriore të Kosovës dhe i bëri thirrje Beogradit që të ndalojë etiketimet dhe sharjet.

”Burri im është shok i Milun Milenkoviqit, kanë themeluar një klub bashkë, janë trajnuar, por nuk është e vërtetë që e kanë ndjekur për ta arrestuar siç ka thënë Petkoviqi”, ka thënë ajo për portalin N1, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviqin, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

Në video më poshtë keni “CV-në” e krimeve të Milun Milenkoviç “Lune” ndër vite.

Rruga Press

YouTube player