Bota

Gruaja e Navalnyt flet nga Munihu: Nuk e di a ta besoj lajmin për vdekjen e tij

Bashkëshortja e Alexei Navalnyt, Yulia, gjendet në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Pas pasi doli lajmi se Navalny ka vdekur në burg, Yulia është parë duke u futur në sallë ku po fliste zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

E pas Harrisit, Yulias i është dhënë fjala. Ajo është parë në skenë me lot në sy.

“Mendova shumë, mendova nëse duhet të qëndroja këtu para jush apo të shkoja te fëmijët e mi. Pastaj mendova çfarë do të bënte Alexei në vendin tim dhe jam e sigurt se ai do të ishte këtu në këtë skenë. Nuk e di a duhet ta besojmë lajmin e tmerrshëm që e kemi marrë vetëm nga mediat sepse për shumë vjet kemi qenë në këtë situatë, ne nuk e besojmë Putinin dhe qeverinë e tij. Ata gënjejnë vazhdimisht. Nëse është e vërtet, do doja që Putini dhe të gjithë rreth tij dua ta di se ata janë ndëshkuar për atë që i kanë bërë vendit tim, familjes sime dhe burrit tim”, ka thënë ajo para të pranishmëve.

Lexo më shumë  Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë ndaj Ukrainës
YouTube player