KryesoreLajme

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendër të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.
Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit. Në cilin vend të botës ndodh kjo”? tha ajo.

“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bahsku me burrin tim Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet shfarosëse të Spaçit dhe Kukësit deri më 10 gusht 1988.

Lexo më shumë  Wall Street Journal: Si përfundoi dhëndri i Trump në një aferë me gangsterin shqiptar

Derisa diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, firmosën varjen e poetit Havzi Nela. Teksa trupi i tij valëvitej partia që drejton Edi Rama hidhte valle.
Mua regjimi komunsit më la pa familje, pa fëmijë dhe kemi 35 vite që përballemi me urrejtjen e familjes së kryeministrit.

Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit. Në cilin vend të botës ndodh kjo?
Kur iu shoh ju prej 72 ditësh më bëhët zemra mal, ju jeni fëmijët e mi ë të Havzi Nelës sepse po çoni para kauzën tonë.

Ju mbajtët një minutë heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike. Nuk jemi hakmarrës, por duam drejtësi. Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij.

Lexo më shumë  Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.
Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama jepe dorëheqjen!

Largohu dhe përballu me drejtësinë.
Po protestoni për të drejtat tuaja i keni dhënë model botës sesi protestohet. Ju kërkoni drejtësi dhe qeveri të re. Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player