Lajme

Gruaja e Drashkoviqit zbulon sekretin: Koloneli i shërbimit sekret serbo-rus po përgatitet për luftime të reja në Kosovë

Danica Drashkoviq, gruaja e ish-ministrit të Jashtëm serb Vuk Drashkoviç dhe motra e Veselin Boshkoviqit, ka shkruar për lirimin nga burgu të major Fiçiqit, kolonel i shërbimit sekret serbo-rus dhe komandant i Beretave të Kuqe, Legija.

Një prej viktimave të sulmit të vitit 1999 në Ibarska Magistrala, ka numëruar të gjitha krimet e kryera nga ai, duke përmendur këtu edhe vrasjen e 68 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas saj, ai mbeti i pandëshkuar për “terrorin e paparë ndaj shqiptarëve, për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për frigoriferët e kamionëve me trupat e shqiptarëve të vrarë që u transferuan në Serbi dhe u zhytën në liqene për të mbuluar krimet”.

Drashkoviq ka cituar disa ish-oficerë të inteligjencës, që thonë se ai u lirua për t’u përgatitur për luftime të reja në Kosovë.

“Planifikuesit e krimeve të reja kanë nevojë për një njeri që ka vrarë një president, një kryeministër dhe qindra njerëz për ta rehabilituar më pas para drejtësisë”, ka shkruar ajo ndër tjerash në shkrimin, të cilin e ka publikuar edhe analisti në Kosovë Lirim Gashi.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Legija është zemra e Serbisë

(Shqiptarë të dashur lexone këtë shkrim me kujdes sepse do të mësoni shumë gjëra të domosdoshme)

Autore: Danica Draskovic 20.07.2023. 19:52

Përkthyes në shqip, gjermanisht dhe anglisht Lirim Gashi

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ndryshimi i pozitës së kryetarit të Gjykatës së Lartë në Beograd dhe në Zabela tashmë është një aksion i ri i Legijas për të abuzuar me grevën false të urisë për të arritur takime dashurie dhe për të shtuar sojin e tij në një burg më të lehtë.

Deri më tani ka pasur disa procese të ngjashme, por pa sukses, prandaj shpreson te kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, ndoshta me të drejtë.

Ndërkohë nga Kina ka ardhur edhe major Fiça dhe shërbimi sekret serbo-rus planifikon si një sekt të mbrojë bashkëvrasësit e tij.

Ai ka një vendndodhje të përsosur strategjike nga vilat luksoze në Deliblatska Pescara dhe Fruska Gora, ndaj, të gjithë vrasësit e akuzuar për vrasjen e Slavko Curuvija u liruan pa gjyq.

Vendimi është lirues dhe pritet të shpallet në kohën e përshtatshme.

Hetimet për të shtënat me armë zjarri ndaj studentëve serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë në vitin 1998 janë ndërprerë plotësisht.

Prandaj, nuk është rastësi që terroristi shtetëror numër një dhe vrasësi serial, koloneli i shërbimit sekret serbo-rus dhe komandanti i Beretave të Kuqe, Legija, tashmë është sërish subjekt i të gjitha mediave shtetërore.

Nga faqet e para të gazetave të regjimit, ai lutet të transferohet në një burg më të lehtë dhe të krijoj fëmijë me gruan e tij mes grumbullit të kufomave që la pas.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Tabloidët gjithsesi e bëjnë atë hero të orgjisë vrastare serbe në luftërat e viteve 1990, të cilën duket se do të donin ta përsërisnin me të.

Për ata që kanë lindur pas luftërave dhe për të gjithë ata që kanë harruar pse ky përbindësh është në burg, le të kujtojmë disa gjëra:

Ai vrau vëllanë tim dhe tre të rinj të tjerë në Ibarska Magistrala, dhe u dënua me 40 vjet burg.

Ai vrau Ivan Stamboliçin, ish-presidentin e Serbisë dhe u dënua me 40 vjet burg.

Ai vrau kryeministrin serb Zoran Gjingjiq dhe u dënua me 40 vjet burg.

Ai vrau 17 persona me klanin e tij të Zemunit, organizoi katër rrëmbime dhe dy sulme terroriste dhe u dënua me 40 vjet të tjera burg.

Gjithsej 160 vjet.

Dhe për fat të keq, ai mbeti i pandëshkuar për shumë nga krimet më të tmerrshme të kryera nga inteligjenca serbo-ruse gjatë mandatit të tij.

Ai mbeti i pandëshkuar për vrasjen e gjyqtarit Nebojsha Simeunoviq.

Ai mbeti i pandëshkuar për vrasjen e 68 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit në Kosovë, në Drenicë.

Ai mbeti gjithashtu i pandëshkuar për terrorin e paparë ndaj shqiptarëve, për grabitjen, për përdhunimin dhe për dëbimin e tyre nga Kosova.

Gjithashtu, ai nuk është dënuar për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, për vrasjen e vëllezërve Bytyqi shtetas amerikanë, për frigoriferët e kamionëve me trupat e shqiptarëve të vrarë që u transferuan në Serbi dhe u zhytën në liqene për të mbuluar krimet.

Ai nuk u dënua as për transferimin e trupave të pajetë në varrezat masive dhe për trajnimin e policëve serbë për të grabitur bankat në Kroaci dhe Bosnje, me ndihmën e “Tigrave” të Zeljko Razoviqit.

Ai mbeti i pandëshkuar edhe për shumë krime të tjera në ish-Jugosllavi.

Duhet të pyesim veten se çfarë kombi i sëmurë jemi nëse e pikturojmë me shkronja të arta një vrasës të tillë serial dhe e lejojmë të flasë për dashurinë dhe për të drejtat e tjera në burg që nuk iu mohuan kurrë, por që i gëzonte në mënyrë të paligjshme, pavarësisht rregullave në fuqi për të burgosurit e tjerë.

Madje në këtë burg ai botoi 22 libra pa të drejtë autoriale.

Dhe kujt duhet t’i drejtohen fëmijët dhe familjet e shumta të njerëzve që ai vrau?

Si të mbrohen të drejtat e rrezikuara seriozisht të atyre fëmijëve që u rriten pa prindër dhe pa punë, aq më tepër që shteti i bëri jetimë dhe nuk u interesua kurrë për vuajtjet e tyre?

Përkundrazi, shteti rrezikoi të drejtat e të vejave të tyre dhe askush nuk u kujdes për to dhe nuk ua zgjidhi problemet.

Edhe sot familjet që janë viktima të terrorizmit shtetëror janë të izoluara sepse janë dëshmitarë të padashur të krimeve të tmerrshme të shtetit.

A mund ta imagjinoni në një vend të botës së qytetëruar që një vrasës dhe terrorist i tillë të bëhet yll i programeve televizive dhe tabloideve.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kjo është absolutisht e paimagjinueshme, e lëre më e mundur.

Në vend të kësaj, ai do të merrte një dënim të përjetshëm dhe do të përfundonte në burgun më të rëndë, i harruar nga të gjithë.

Mirëpo, ajo që është turp për popujt dhe shtetet e qytetëruara është krenari në Serbinë e UDB-së, e cila ka një traditë të gjatë krimesh të tmerrshme.

Në Serbi, kriminelët e luftës, terroristët shtetërorë, vrasësit dhe kriminelët e dënuar nga gjykata e Hagës festohen si heronj dhe askush nuk i përmend viktimat e lëre më t’i vajtojë ato.

Sepse në Serbi krimet dhe vrasjet janë një politikë konstante shtetërore e adoptuar nga inteligjenca ruse.

Ithtarët dhe oficerët e Udbasë në Serbi ecin çdo ditë bashkë, kanë të njëjtat frekuenca mendore dhe jo vetëm që lavdërojnë ata që janë dënuar nga e gjithë bota, por edhe nxisin urrejtje dhe konflikte me fqinjët për të përsëritur të keqen pa të cilën nuk mund të jetojnë sepse është kodi i tyre gjenetik.

Sot, Legija dhe beretat e tij gjakatare si duket i nevojiten sërish shtetit për fushata të reja ushtarake që do ta kthejnë Serbinë në të kaluarën e saj të turpshme, sepse nga këtu rrjedh fama e tij e zezë, që ia zgjeron të drejtat e tij në burg dhe ia shëron vuajtjet e tij të dashurisë.

Ndërsa gjithçka që ndodh në këtë teatër të pistë, e ka vetëm një qëllim:

Për ta fshehur sekretin publik se ai ka dy vjet që është i lirë.

Disa ish-oficerë të inteligjencës thonë se ai u lirua për t’u përgatitur për luftime të reja në Kosovë.

Planifikuesit e krimeve të reja kanë nevojë për një njeri që ka vrarë një president, një kryeministër dhe qindra njerëz për ta rehabilituar më pas para drejtësisë.

Kanë nevojë për një njeri që do t’i përmbush lehtësisht dhe me mjeshtëri kërkesat e UDB-së dhe që do ta sundon këtë vend të pushtuar për vite e dekada duke përhapur frikë, duke vrare dhe duke grumbuar katastrofa të reja.

Nëse strategjia shtetërore kthehet në vitet 1990, që lanë pas krime dhe masakra të tmerrshme, Legia do të shpallet hero dhe patriot dhe do të mbetet në kujtesën e popullit jo si një terrorist shtetëror dhe një vrasës mizor, por si një hero kombëtar.

Nëse shërbimit sekret serbo-rus nuk do t’i duhej Legija dhe duart dhe veprat e tij të përgjakura, nuk do të kishte diskutime të përditshme nga tifozët e UDB-së për të drejtat e njeriut të terroristit shtetëror numër një.

Autorja është gruaja e ish-ministrit të Jashtëm serb Vuk Draškoviçit dhe motra e Veselin Boshkoviqit, një prej viktimave të sulmit të vitit 1999 në Ibarska Magistrala.

Rruga Press

YouTube player