Lajme

‘Gropa financiare’, 450 milionë euro rrezikon Shqipëria të paguajë për çështjet në arbitrazh

450 milionë euro është fatura që rrezikon të paguajë në total Shqipëria për çështjet që tashmë janë arbitrazh. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm në komisionin e ligjeve, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë kanë marrë formë të prerë dy çështje dhe financat duhen të parashikojnë fondet përkatëse në buxhet.

Lexo më shumë  Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri

Por për shefen e financave Delina Ibrahimaj deri më tani avokatura nuk ka sjellë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me këto detyrime pasi ende nuk ka përfunduar asnjë çështje.

Çështjet në arbitarzh janë një borxh i cili i shtohet financave shqiptare të cilat tashmë janë në krizë ,ndërsa borxhi publik përllogaritet në nivelin e 80% të GDP./ abc

Rruga Press

Lexo më shumë  Vuçiq ia tregon të parit “shefit” të tij, Putinit dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *