Gripi i shpendëve në Shqipëri – A mund të transmetohet te njerëzit?
Ditën e dielë, Ministria e Bujqësisë konformoi praninë e gripit të shpendëve në vend, ku shumica e rasteve janë shfaqur në Durrës.
Virusi H5N8 mund të transmetohet edhe tek njerëzit, por ka simptoma tepër të lehta sipas Silva Bino nga ISHP.
Ajo u shpeh për mediat se individët më të rrezikuar për t’u infektuar janë punonjësit e pularive.
Influenca Aviare (IA) është një sëmundje virale që prek shpendët, që nga ata shtegtarë e deri tek zogjtë që mbahen si kafshë shtëpiake.
Gripi që njihet gjerësisht si “Gripi i Shpendëve” sulmon sistemin e frymëmarrjes tek shpendët, sistemin tretës, por dhe atë nervor.
Ekzistojnë një sërë shtamesh të viruseve aviare që mund të klasifikohen në dy kategori: me virologji të ulët (LPAI), që zakonisht shkaktojnë pak ose aspak shenja klinike te zogjtë, dhe me virologji të lartë (HPAI), që mund të shkaktojnë shenja të rënda klinike dhe përqindje të lartë vdekshmërie te zogjtë.
Të gjitha viruset e gripit të shpendëve mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me një zog të infektuar (të ngordhur ose të gjallë).
Kontakti me zogjtë e infektuar, kontakti me jashtëqitjet ose paisjet e kontaminuara, vrasja ose përgatitja e shpendëve të infektuar për gatim.
Tregjet ku shiten zogj të gjallë mund të jenë gjithashtu një burim i gripit të shpendëve.
Ndaj shmangni vizitën e këtyre tregjeve nëse jeni duke udhëtuar në vende që kanë pasur një shpërthim të gripit të shpendëve.
Ende nuk ka të dhëna epidemiologjike që sugjerojnë se sëmundja mund të transmetohet te njerëzit nëpërmjet ushqimit të gatuar në mënyrën e duhur edhe nëse ai ka qenë i kontaminuar.
Temperaturat e gatimit nga 70°C e lart e çaktivizojnë virusin, ndaj, konsumi i mishit të shpendëve i gatuar plotëshit nuk përbën risk për infektim.
Në rastin e konsumit të vezëve këshillohet gatimi i plotë, derisa e bardha dhe e verdha të ngurtësohen dhe jo konsumi i gjallë i tyre.
Përdorni sapun dhe ujë të ngrohtë për të larë duart pasi keni prekur vezë të gjalla, si dhe për të pastruar sipërfaqet dhe enët që kanë pasur kontakt me vezët e gjalla.
Duart, enët dhe sipërfaqet duhet të pastrohen plotësisht pas kontaktit edhe me produktet e gjalla të shpendëve.
Risku vjen si pasojë e kontaktit të ngushtë me zogjtë që janë të sëmurë, jo nga konsumi i mishit të shpendëve apo i vezëve.
Simptomat kryesore të gripit të shpendëve mund të shfaqen shumë shpejt dhe përfshijnë:
Zakonisht duhen 3-5 ditë që simptomat e para të shfaqen.
Pas shfaqjes së simptomave është e mundur të zhvillohen komplikime më të rënda si pneumonia.
Marrja e shpejtë e trajtimit, përdorimi i ilaçeve antivirale, mund të parandalojë komplikimet dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda./AgroWeb
Rruga Press