Gripi i shpendëve, asgjësohen rreth 500 mijë pula në Durrës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri sqaron se në përputhje me situatën e Influencës Aviare të konstatuar në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të gripit të shpendëve.
Pasi u konstatua sëmundja, janë eliminuar dhe asgjësuar 497,986 krerë shpendë të ngordhura, duke u përdorur metoda të sigurta si Rendering për trajtimin dhe asgjësimin e tyre.
Si pasojë e këtij agjësimi, pritet që për pasojë të ketë një rritje të ndjeshme të çmimit të vezëve.
Rruga Press