KryesoreLajme

Bogujevci: Dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë

Nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka bërë homazhe në Klinë te tetë martirët e vrarë në vitin 1999, trupat e të cilëve u gjetën para disa ditësh në Bishtazhin të Gjakovës.

Bogujevci tha se në ditët si kjo, kujtojnë rrugëtimin e vështirë të popullit të Kosovës, me përplot dhembje dhe sakrifica në luftën me Serbinë, agresorin i cili vrau dhe masakroi civilë të pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë.

Lexo më shumë  Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

“Me emrat e atyre në mendje ndërtojmë të ardhmen për të cilën ata dhanë jetën. Andaj sot në zemrat tona, përveç pikëllimit dhe dhembjes së madhe, mbajmë edhe fuqinë dhe dinjitetin e lartë për sakrificën e martirëve dhe për historinë tonë të dhimbshme, por edhe të lavdishme”, tha Bogujevci, transmeton kk.

Pas homazheve dhe akademisë përkujtimore me ceremoni ushtarake trupat e tetë martirëve u varrosën në fshatin Grabanicë të Klinës.

Lexo më shumë  Ja alternativat kundrejt Albin Kurtit: Njëri kryetar formal me qera, njëri kryetar pa përkrahje, njëra ''kush më bën presidente'', tjetri milioner pa punuar
YouTube player