Lajme

Greva në Maqedoninë e Veriut jashtë kontrolli, mësuesit refuzojnë të rikthehen në shkolla

Kryesia e Sindikatës së Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për ndërprerje të grevës në shkolla dhe kthim në mësim, pasi që një ditë më parë Kuvendi votoi kundër propozimit të Qeverisë për rritje pagash për 12%, e jo 18 sa ishte kërkesa fillestare e mësimdhënësve.

Kjo ka shkaktuar hutim tek nxënësit dhe prindërit, pasi një pjesë e mësuesve refuzojnë rikthimin në punë pa u përmbushur kërkesa e tyre e plotë.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Arsyetimi i Sindikatës për kthimin në punë ka qenë se janë të detyruar nga ligji.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin parashkollor janë të punësuar rreth 4 500 persona, rreth 20.000 në arsimin fillor dhe afër 8 000 në arsimin e mesëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *