Lajme

Grafite “vdekje për shqiptarët” në qytetin e Gostivarit, rasti paraqitet në polici

Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet.

Grafite të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusave, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

Qytetarët për televizionin Globi theksuan se këto grafite përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.

Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të dalin menjëherë në vendngjarje dhe do të ndërmarrin masa për evitimin e shkrimeve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

Lexo më shumë  Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

Rruga Press

YouTube player