Grabitet dhe dhunohet kambisti në Korçë, dy persona i morën çantën me para 30-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr.18 të qytetit, ku është dhunuar dhe grabitur një kambis. Burime për RrugaPress.al bëjnë me dije se Erion Rrenja, 30 vjeç është dhunuar dhe grabitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 të qytetit, në momentin kur dy persona kanë marrë çantën me para që Rrenja kishte me vete dhe e kanë dhunuar.