Lajme

Goditet banda e trafikut të drogës në Francë, arrestohen katër persona, mes tyre tre shqiptarë

Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga Policia franceze, pas një hetimi i cili ka nisur në fillim të këtij viti.

Në pranga janë vënë katër persona, mes tyre tre shqiptarë të njohur në fushën e trafikut të drogës. Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar 12 kg heroinë.

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet

Drejtori i sigurisë Clermont-Ferrand ka bërë me dija se goditja e trafikut të drogës është një nga prioritetet kryesore dhe se policia do të vijojë të bëjë detyrën e saj për të parandaluar këtë fenomen.

Sakaq përveç drogës, policia franceze ka sekuestruar edhe bazën logjistike të trafikantëve të heorinës, një pistoletë, 3000 euro para të gatshme, pajisje për shitjen e drogës si dhe rreth 1.5 kg heroinë shtesë.

Lexo më shumë  Nga “Politika” te propaganda pro-ruse, Stojkoviq: Si i mori Vuçiq nën kontroll mediat dhe e orientoi Serbinë drejt Kremlinit

Rruga Press

YouTube player