KryesoreLajme

Goci: Rrjolli, Gjadri e Butrinti po kthehen në simbol të aparteidit të oligarkisë dhe krimit të organizuar

Shkruan Ervin Goci

Pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Ervin Goci, ka reaguar ashpër lidhur me rrethimet e vendosura në disa zona bregdetare dhe turistike të vendit, duke i cilësuar ato si shprehje të një “aparteidi të oligarkisë dhe krimit të organizuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Goci përmendi zonat e Rrjollit, Gjadrit dhe Butrintit, duke pretenduar se në këto hapësira janë ngritur mijëra metra rrethime me tela me gjemba, të cilat sipas tij përfaqësojnë grabitje me dhunë të pasurisë publike dhe private.

Lexo më shumë  E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

“Aparteidi i Rrjollit… grabitje me dhunë e pasurisë publike dhe private. Nga Rrjolli, Gjadri, e deri në Butrint, mijëra metra lineare me rrethime me tel me gjemba. Ky është aparteidi i oligarkisë dhe krimit të organizuar”, shkroi ai.

Goci bëri thirrje për mobilizim qytetar kundër asaj që e cilësoi si “ngulfatje” të vendit nga interesat oligarkike, duke theksuar se sipas tij, protestat dhe angazhimi publik janë e vetmja rrugë për t’i dhënë fund kësaj situate.

Lexo më shumë  Ramën e lëshojnë nervat, braktis intervistën me gazetarin amerikan pasi u pyet për korrupsionin (VIDEO)

“Ne duhet të çlirohemi përfundimisht nga ngulfatja që po na merr frymën. I madh e i vogël çdo ditë në shesh. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, u shpreh ai.

YouTube player