Goci: Policia ka humbur legjitimitetin si garantuese e rendit, provokuan qytetarët, të mbajnë përgjegjësi për pasojat
Pedagogu Ervin Goci shprehet se protesta do të vazhdojë.
Teksa ka komentuar ndërhyrjen e policisë për të shpërndarë protestën, Goci tha se policia ka humbur legjitimitetin si garantuese e rendit.
Ndër të tjera ai thotë se policia ka provokuar qytetarët, ndërsa shton se duhet të mbajë përgjegjësi nëse këto të fundit i kundërpërgjigjen.
Ervin Goci: Kjo protestë do të vazhdojë. Sot ishte një shenjë që ne nuk e kemi problem që të harxhojmë ditë në mënyrë që të arrijmë kërkesat që i kemi vënë. Pas asaj që bën sot policia ka humbur rendin dhe legjitimitetin si garantuese e rendit dhe të drejtës së protestës. Tërhoqi zvarrë një grua. Ushtrojnë dhunën pa justifikim. Ne jemi në një aksion që ka që në tetor që ka filluar. Gjithë ky kujdes që ne kemi pasur të mos krijojmë incidente, për mua s’ka më vlerë sepse ata erdhën vetë e provokuan. Jam gati të ikë çdo ditë në burg.
Rruga Press