Lajme

Gledis Nano si Ardi Veliu, Polici politike gjobash

Drejtimi i ri, zakoni i vjetër… Edhe pse Gledis Nano u prezantua si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit që mund të sillte një ndryshim pozitiv, duket se policia ka ngecur në zakonet e vjetra: Shfaqet e pafuqishme përballë malavitës, por kur vjen puna te shtypja e qytetarëve, është një detyrë që e bën në mënyrë të shkëlqyer.

Efektivë me uniformë u shfaqën këtë të Hënë në rrugicat e kryeqytetit dhe si hiena të armatosur me fleta gjobash ndëshkuan qytetarët. Gjobitën ata që kishin parkuar automjetin e tyre pranë banesës, pranë vendit të punës, pranë spitalit, pranë shkollës ku çojnë dhe marrin fëmijët… kudo.

Policia duke gjobitur qytetarët

Policia e Gledis Nanos që në këtë aspekt po vijon në gjurmët e asaj të Ardi Veliut, bashkë me atë bashkiake, duken se janë në një garë të fortë me njëra-tjetrën: Kush gjobit e shtrydh më shumë qytetarët.

Gjobë e vendosur nga policia

Një vrasje tronditi të Dielën e dy javëve më parë Tiranën, në një atentat që mund ti kishte marrë jetën edhe kalimtarëve. Autorët? Në drejtim të paditur. Një person me precedentë kriminal i mori jetën një fëmijë, ndërsa policia u tregua e pafuqishme për ta parandaluar ngjarjen. Persona të maskuar u shfaqen në një biznes në Lezhë të armatosur deri në dhëmbë, ndërsa policia shpalli në kërkim… klientët.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Krimi duket se mbizotëron kudo dhe përballë tyre, efektivët me uniformë që paguhen nga taksat e një populli që ti sigurojë rend e siguri, nuk duken kurrkund. Duken të dorëzuar, duken se e kanë humbur betejën keqazi. Dhe në shumë raste, si ai i Sarandës ku një efektiv abuzoi me një vajzë 13 vjeçe, janë bërë palë me krimin dhe godasin pabesisht qytetarët. Trafikojnë drogë bashkë me trafikantët, vjedhin vota bashkë me politikanët, përdhunojnë fëmijë bashkë me tutorët dhe shfaqen si dele në takimet e Ramës duke i zbukuruar sfondin!

Lexo më shumë  BE: Serbia shkeli marrëveshjen për liri të lëvizjes, t’i lirojë menjëherë qytetarët e Kosovës

Qytetarët i godasin fort me paaftësinë e tyre për të mos përmbushur detyrën, i godasin me kthimin e uniformës në një shtojcë të pushtetit politik. I godasin duke gjobitur qytetarët. Ata qytetarëve që me paaftësinë për të menaxhuar trafikun, i detyrojnë të sillen rrugëve të kryeqytetit me orë të tëra për të shkuar në punë, në shtëpi, në spital… Ngushtojnë rrugët dhe pastaj i gjobisin!

Edhe pse Drejtori i Policisë u ndryshua, edhe pse drejtuesi shkartisi “drejtorët e vegjël”, Policia mbetet e njëjtë, si ai ujku që qimen e ndërron, por gjobëvënien nuk e harron… /Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *