Lajme

Glauk Konjofuca për suksesin e Nora Gjakovës: Vajzat e Toni Kukës, më të merituarit për këto të arritura historike

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për suksesin historik të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike.

Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Demokracia.com.

Nora Gjakova në finale për medaljen e artë e mposhti xhudisten nga Franca, Sarah Cysique.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Suksesit të xhudistes nga Peja i është gëzuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili ka reaguar në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e kryeparlamentarit Konjufca:

URIME Nora Gjakova – kampione olimpike.

Pas Distrias, edhe Nora stoliset me medaljen e ARTË. Kosova rishkruan historinë me shkronja të arta në Lojërat Olimpike. Sa madhështi, sa gëzim, sa krenari.

Vajzat e trajnerit Toni Kuka, më të merituarit për këto të arritura historike, përsërisin suksesin e Majlinda Kelmendit e cila mbetet Mbretëreshë në fronin botëror të xhudos – inspirim për brezat e ardhshëm dhe simbol i sportit të Kosovës dhe madhështisë mbarëkombëtare!“. 

Lexo më shumë  Bie propaganda e Ramës për “rritjen” e pagës mesatare, Shqipëria e fundit në rajon

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *