Lajme

Gjykimet në “fshehtësi” në Gjykatën e Lartë, avokati Meminaj: Mosnjoftimi për seancën, cenim i të drejtave ligjore

Gjykata e Lartë e qëndron në majën e e piramidës gjyqësore dhe një nga qëllimet e saj funksionale është vendosja e standardeve të një gjykimi të drejtë. Por ndryshe nga kërkesat e ligjit, shqyrtimi i disa prej çështjeve në Dhomë Këshillimi, rezulton se zhvillohen pa njoftuar palët për orën dhe datëne gjykimit.

“Personalisht kam pasur disa raste, mund të përmend pesë prej tyre, kane qenë herën e fundit, që Gjykata e Lartë, i ka zhvilluar këto seanca, por pa njoftuar personalisht përfaqësuesin ligjor të palëve, si edhe palët, në kundështim me dispozitën ligjorë, ku thuhet shprehimisht se, Gjykata e Lartë pavarësisht se i shqyrton rekurset në Dhomë Këshillimi, por gjithesi duhet t’i njoftojë palët në mënyrë zyrtarë, përmes postës elektronike, njoftim me shpallje, ose njoftim të dedikuar”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Sipas avokatit Meminaj, kjo lloj praktike e ndjekur nga gjykata cënon të drejtat e ligjshme të palëve.

“Në rastin e një gjykimi që flitet, që përbëhet nga një trup gjyqësor, mund të jenë gjyqtarë që mund të kenë konflikt interesi me palën. Duhet t’i bëhet me dije palëve, cili është trupi që e gjykon dhe ndërkohë palët mund të paraqesin kërkesa për përjashtimin e një gjyqtari ose për konflikt interesi që mund të kenë me të. I mohohet një e drejtë. Gjithashtu i cënohet procesi i rregullt ligjor që është i parashikuar edhe nga neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Në të njëjtën mënyrë, pa njoftuar palët për gjyqin, Gjykata e Lartë mori vendimin për pezullimin e kontratës koncesionare të ndërtimit e shfrytëzimit të dy Heceve në Valbonë. Shqyrtimi “fshehtas”, në kundështim me parashikimet ligjore, pengon palët edhe për paraqitje provash apo rrethanash të reja.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

“Palëve iu mohohet e drejta që mund të shtojnë edhe parashtrimet e tyre sa i përket çështjes që po gjykohet. Normalisht është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.”

Vendimet e Gjykatës së Lartë nuk mund të ankimohen, veç rasteve kur në to ka shkelje kushtetuese.

“Ngarkesa që këto dy gjykata, si e larta dhe Kushtetuesja kanë, atëherë mund ti cojë palët që të presin pafundësisht një proces ligjor, i cili mund të ketë emergjecat e veta. Një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar, me pak fjalë”./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *