KryesoreLajme

Gjykata vendos për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 6 biznesmenët

Pas 6 orësh seancë ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të.

Gjykatësi ka lehtësuar masën për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” 2 herë në muaj dhe “ndalim i daljes jashtë vendit. Kjo masë më e butë ishte kërkuar edhe nga avokatët. 

Lexo më shumë  Degradimi i e-Albania/ Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ngre alarmin: Rrezik serioz për bizneset dhe sigurinë kombëtare

Avokatët ofruan garanci pasurore për Erion Veliajn për ta lënë atë të lirë, por nuk u mor parasysh nga gjykata. Në burg do të vijojë biznesmeni Elman Abule ndërsa në detyrim paraqitje do të qëndrojnë 5 biznesmenët e tjerë. Më poshtë vendimi i plotë.

YouTube player

Lexo më shumë  Forcohen lidhjet shqiptaro-kroate në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes: Tre komandantët e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë së bashku