Gjykata Specialje konfirmon se disa nga të paraburgosurit janë prekur me Covid
Disa nga të paraburgosurit në Dhomat e Specializuara janë të prekur me koronavirus.
Zyra për media e Speciales ka konfirmuar rastet pozitive, por nuk ka treguar se cilët nga të paraburgosurit janë prekur me COVID-19.
“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin Covid të individëve në ambientet e paraburgimit. Megjithatë, mund të konfirmojmë se ka disa rezultate pozitive të testeve. Shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore duke përfshirë një oficer mjekësor, që i viziton të paktën dy herë në ditë”, thuhet në njoftimin e Angela Griep, shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim të Speciales për KOHËN.
Më herët është raportuar se Rexhep Selimi e Nasim Haradinaj janë prekur me COVID-19.
Në Qendrën e Paraburgimit të Speciales në Hagë po qëndrojnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selilmi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala.
Deri më tash, vetëm ndaj Mustafës, Gucatit e Haradinajt ka filluar gjykimi.
Rruga Press