Bota

Gjykata serbe miraton ekstradimin në Bjellorusi të aktivistit kundër Lukashenkos

Një gjykatë në Serbi ka vendosur që aktivist bjellorus i cili thuhet se kishte rol në organizimin e një aleance sportistësh për të kundërshtuar liderin e vendit, Alexander Lukashenko, mund të ekstradohet në Bjellorusi.

Mbrojtësit e të drejtave dhe liderët politikë bjellorusë të mërguar thanë se vendimi do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një gjyq dhe një dënim të gjatë me burgim për Andrei Gnyot, i cili u arrestua me një urdhër të Interpolit të lëshuar pas një kërkese nga Minsku, raporton The Guardinan.

“Duke më ekstraduar mua, gjykata serbe po më dërgon në një vdekje të dhimbshme. Dhe jeta e familjes, të afërmve dhe miqve të mi mund të kthehet në pikëllim të pafund”, ka thënë Gnyot, në një intervistë telefonike nga Beogradi, ku ndodhet në arrest shtëpiak pasi kaloi disa muaj në burg.

Lexo më shumë  Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtarake

Që nga shtypja e një lëvizjeje masive protestuese kundër sundimit të tij në vitin 2020, regjimi i Lukashenkos ka shtypur më tej çdo lloj mospajtimi, duke nisur gjyqe të shumta ndaj gazetarëve dhe aktivistëve. Tortura dhe keqtrajtimi janë të përhapura në burgjet bjelloruse.

Gnyot, 41 vjeç, është drejtor i videove reklamuese dhe puna e tij si aktivist i opozitës nuk ka qenë më parë publike. Por tre atletë bjellorusë konfirmuan rolin e tij në ngritjen e një rrjeti sportistësh kundër Lukashenkos në vitin 2020. Rrjeti, i njohur si SOS BY, lëshoi letra të nënshkruara nga atletë që kundërshtonin Lukashenkon dhe ushtron presion mbi organet ndërkombëtare sportive për të bojkotuar regjimin bjellorus.

Gnyot ishte larguar nga Bjellorusia në vitin 2021 dhe kishte krijuar një shtëpi të re në Tajlandë, por shpesh udhëtoi për të xhiruar reklama.

Ai ka treguar se ishte në Serbi gushtin e vitit të kaluar për të xhiruar një reklamë për kompaninë franceze të ushqimit “Danone” dhe nuk kishte hasur në asnjë problem.

Ai ishte kthyer përsëri në fund të tetorit me një komision për të xhiruar një reklamë për kompaninë e komunikimit “Tele2”.

Këtë herë ai ishte arrestuar në aeroport dhe ishte dërguar në një seancë fillestare gjyqësore, ku iu tha se kishte një urdhër arresti të Interpolit në emër të tij për krime financiare.

YouTube player