KryesoreLajme

Gjykata rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundër prokurorit të SPAK Ols Dado.

Sipas gjykatës, Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje. Veliaj kërkonte shfuqizimin e dekretit të presidentit dhe shkarkimin e Dados duke pretenduar se ishte emëruar si prokuror në kundërshtim me ligjin.

Lexo më shumë  Media publike suedeze për protestat në Shqipër: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!

Sipas avokatit të Veliaj, Plarent Ndrecës, ky është një akt prove dhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.

“Ishte një vendim I pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.
Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. Këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.

Lexo më shumë  Kongresmeni i SHBA Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027
YouTube player