Lajme

Gjykata nuk regjistron partinë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori: E paligjshme, na ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje

Partia më e re politike “Lëvizja Bashkë” denoncoi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mosregjistrimin e saj si subjekt politik. Drejtuesi i kësaj lëvizjeje, Arlind Qori, rrethuar nga dhjetra anëtarë të partisë së re deklaroi se në historinë e këtyre 32 viteve pluralizëm kanë ndodhur poshtërsi politike të panumërta, por kurrë nuk i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje një partie, aq më pak në shkelje flagrante e të pajustifikueshme të ligjit.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

“Fakti që po tentojnë ta bëjnë me Lëvizjen BASHKË tregon se deri ku mund të arrijnë zullumqarët, por tregon edhe më shumë për karakterin dhe potencialet tona”-deklaroi Qori.

Sipas tij, dokumentet për regjistrimin e “Lëvizjes Bashkë” janë dorëzuar më 9 janar 2023 dhe sipas ligjit për regjistrimin e partive, gjykata ka maksimumi 30 ditë kohë për të shpallur vendimin, por ky afat ka kaluar që më 9 shkurt.

Sipas Arlind Qorit, gjykata ka vendosur një afat të padenjë për regjistrimin e “Lëvizjes Bashkë” duke e vendosur seancën më 7 mars, një ditë pas afatit që ka vënë KQZ-ja për regjistrimin e partive dhe praktikisht gjykata nuk do të lejojë regjistrimin e “Lëvizjes Bashkë” si subjekt elektoral në zgjedhjet lokale.

“Kjo është e paligjshme, e pandershme dhe e pacipë”-tha Qori rrethuar nga aktivistët e lëvizjes së re politike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *