Bota

Gjykata në SHBA dënon me burgim të përjetshëm babain dhe djalin e tij për vrasjen e një afro-amerikani

Një baba, djali i tij dhe një fqinj, janë dënuar me burgim të përjetshëm, pa asnjë mundësi apelimi. Vendimi i gjykatës së Georgias ishte i ashpër ashtu si dyshonin të pandehurit dhe si kërkuan familjarët e viktimës Ahmaud Arbery, 25 vjec, ish futbollist, një i ri afro-amerikan i apasionuar pas sportit, i cili u vra teksa vraponte në shkurt të 2020-ës, shkruan BBC

Madje të tre të dënuarit, Travis McMichael, 35 vjeç, personi që qëlloi mbi të riun, babai i tij Gregory 66 vjeç që ndoqi viktimën dhe William Bryan, fqinji që filmoi skenën me telefon celular, nuk kanë shfaqur asnjëherë pendim, u shpreh gjykatësi para dhënies së vendimit. Sipas tij ky rast duhet të bëjë njerëzit të mendojnë se çfarë do të thotë të jesh një fqinj i mirë. Arbery u ndoq për pesë minuta teksa vraponte.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Babë e bir kishin vendosur ta ndiqnin pasi e panë të kalonte para shtëpisë së tyre. Ata ishin të bindur se ai kishte vjedhur në  një shtëpi aty pranë ku po kryheshin punime. Dhe fqinji i tyre ishte bashkuar për solidaritet me ‘ta.

Pamjet e vrasjes së të riut janë shokuese, ai ndalohet nga të tre dhe teksa përpiqet të largohet qëllohet tre herë me armë zjarri nga afër. Ai bie përtokë, përpiqet të çohet sërish, por ndërron jetë i shtrirë në asfalt.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Menjëherë pas vrasjes të tre ishin lënë të shkonin në shtëpi, pasi ata kishin pretenduar se e kishin ndjekur për të kërkuar shpjegime dhe viktima i kishte sulmuar. Por pas publikimit të pamjeve, ishte e pamundur që të fshihej një vrasje me bazë raciale.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *