Lajme

Gjykata në Rusi lëshon urdhër-arrest për të dyshuarën si spiune ruse të kapur në Shqipëri

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrest për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e shtetases ruse të arrestuar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar, në listën e personave që kërkon nëpër botë, shkruan media ruse RBC.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja e UÇK-së, për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj

Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së fotografes-blogeres Svetlana Timofeeva e ndaluar në Shqipëri.

Svetlana Timofeyeva u arrestua më 20 gusht në Shqipëri pasi bashkë me dy shtetas të tjerë, një rus dhe një ukrainas tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Mbi dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Incidenti në Gramsh:

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Lexo më shumë  Serbia vazhdon të shkel marrëveshjet e ndërkombëtarët heshtin, Brnabiç: Kërkesa e Kosovës për t’u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE-së

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *