BallinaBota

Gjykata Kushtetuese në Austri merr vendim të hiqet ligji që ndalon përdorimin e shamisë nga myslimanet në shkolla

Gjykata Kushtetuese e Austrisë hodhi poshtë ndalimin e shamisë në shkollat fillore

AUSTRI-Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka vendosur që një ligj, i cili ndalonte vajzat deri në 10 vjeç të mbanin shami në shkolla të hiqet. Sipas Aljazeera, Gjykata ka thënë se ky ligj ishte diskriminues dhe mund të ndikonte në ndalimin e arsimit të vajzave.

“Ky ligj shkelte parimin e barazisë në lidhje me lirinë e fesë dhe besimit. Ndalimi mund të çojë në diskriminim, pasi rrezikon t’a bëjë më të vështirë për vajzat myslimane të kenë qasje në arsim dhe t’i përjashtojë ato nga shoqëria,”-ka thënë një përfaqësuese i Gjykatës.

Lexo më shumë  NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

Ligji i ndalon vajzat më të reja se 10 vjeç të mbanin shaminë. Masa u miratua në maj të vitit 2019 nga koalicioni i mëparshëm i Partisë së Popullit të qendrës së djathtë (OeVP) dhe Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë (FPOe), vetëm disa ditë para se qeveria të rrëzohej për shkak të një skandali korrupsioni.

YouTube player