Bota

Gjykata e Moskës shpall grupin muzikor Pussy Riot organizatë ekstremiste

Një gjykatë në Moskë e shpalli sot grupin punk Pussy Riot një organizatë ekstremiste dhe e ndaloi të vepronte në Rusi.

“Pretendimet e zëvendësprokurorit të shtetit të Federatës Ruse janë konfirmuar dhe grupi punk Pusi Riot është njohur si një organizatë ekstremiste”, njoftoi gjykatësi, raporton Interfax.

Padia u diskutua me dyer të mbyllura me kërkesë të autoritetit mbikëqyrës.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

Grupi punk Pusi Riot ka organizuar protesta publike në Rusi që nga viti 2011.

Pasi mbajtën një “lutje punk” në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në vitin 2012, anëtarët e grupit u vunë në listën e të kërkuarve me dyshimin për huliganizëm.

Tre të dyshuar – Nadezhda Tolokonnikova, Maria Alyokhina dhe Ekaterina Samutsevich – u ndaluan dhe u arrestuan.

Në gusht 2012, të treja u shpallën fajtorë për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare dhe u dënuan me dy vjet burg.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Pas paraqitjes së ankesës, dënimi i Ekaterina Samutsevich u zëvendësua me një dënim me kusht.

Shumica e anëtareve të grupit aktualisht jetojnë jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player