Lajme

Gjykata e Lartë firmos sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, SPAK e akuzon për trafik droge

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë. Si ish-ministri dhe ish-polici kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot në orën 10:00 një treshe gjykuese pritet të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Tahiri dhe Çela, por nga ana tjetër dhe kërkesën e SPAK, që e ka akuzuar për trafik droge.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Ish-drejtori Çela i cili ndodhet në paraburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij. Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-covid. Pas insistimit të mediave është lejuar një gazetar si përfaqësues i tyre.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *