KryesoreLajme

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.

Lexo më shumë  Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Që do të thotë se Apeli, me vendimin e sotëm, la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.

Pas kësaj, me anë të një reagimi të shkurtër për mediat, deputeti i “Rithemelimit”,  Flamur Noka, pati një mesazh për demokratët.

“Ftojmë gjithë demokratët të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Kështu, pas më shumë se 2 vitesh, merr fund konflikti brenda partisë politike se kush e drejton këtë forcë politike.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat
YouTube player